Aktualitet

Festat e fundvitit në Lezhë/ Qeveria miratoi shpërblimin 15 mijë lekë, personat me aftësi ndryshe protestojnë për mosmarrjen e bonusit

Qytetarët janë mbledhur para ambienteve të filialit të Postës Shqiptare që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

zh.ll
Festat e fundvitit në Lezhë/ Qeveria miratoi shpërblimin 15
lezhe

LEZHË- Disa ditë me parë u njoftua bonusi i fundvitit për personat me aftësi ndryshe, por teksa na ndajnë vetëm disa ora nga mbrëmja e ndërrimit të viteve, qytetarë të Lezhës kanë dalë në protestë pasi nuk kanë marrë ende shpërblimin.

Qytetarët janë mbledhur para ambienteve të filialit të Postës Shqiptare që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm. Protestuesit kërkojnë që të marrin pagesën që u takon, ndërsa shprehen se ndodhen në vështirësi ekonomike. Përballë këtij fakti, ata shprehen se e kanë të pamundur për të përballuar  shpenzimet e festave të fundvitit.

Por, çfarë e ka shkaktuar vonesën e shpërndarjes? Përfaqësues të Postës Shqiptare bëjnë me dije se fondet për pagesat ende nuk janë kaluar nga Thesari i Shtetit.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi pak ditë më parë lajmin për akordimin e një fondi të posaçëm për shpërblimin e personave me aftësi ndryshe, dhe familjeve në nevojë. Shpërblimi do të jetë në vlerën e 15 mijë lekëve të rinj, ndërkohë që pritet të përfitojnë rreth 148 500 qytetarë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB