Aktualitet

Shtëllunga të zeza tymi dhe flakë, digjet magazina në Shkodër

Për fat të mirë godina nuk ndodhet ngjitur me ndërtesat e tjera dhe flakët nuk kanë mundësi që të përhapen.

k.m.
Shtëllunga të zeza tymi dhe flakë, digjet magazina në
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHKODËR- Një godinë është përfshirë nga flakët në lagjen "Xhabije" të Shkodrës. Nga të dhënat e para mësohet se zjarri ka rënë në katin e tretë të një banese që përdorej për magazinë. Zjarri është i përmasave të mëdha dhe në vendngjarje kanë mbërritur 4 zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për të shuar flakët që po favorizohen nga era. 

Por për fat të mirë godina nuk ndodhet ngjitur me ndërtesat e tjera dhe flakët nuk kanë mundësi që të përhapen.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:20, në lagjen “Daniel Matlia”, ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese që shërben si magazinë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Ndërkohë, ende nuk dihet shkaku./ZËRI

Poll

MOS HUMB