Aktualitet

Shkodër/ Aksident në fshatin Golem, humb jetën 17-vjeçari

Përplasja ka qenë fatale për 17-vjeçarin, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

M.K.
Shkodër/ Aksident në fshatin Golem, humb jetën 17-vjeçari
foto ilustruese

SHKODËR- Një 17-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Golem.

Mësohet se motomjeti me të cilin udhëtonin dy persona është përplasur me një automjet. Përplasja ka qenë fatale për 17-vjeçarin, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ndërkohë, personi tjetër që udhëtonte në motomjet, shtetasi me inicile E. N., 28 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. M., 50 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Policisë, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:20, në fshatin Golem, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 50 vjeç, dyshohet se është përplasur me një motomjet me të cilin qarkullonin 2 shtetas.  

Si pasojë, njëri prej tyre, 17 vjeç, ka humbur jetën, ndërsa tjetri, shtetasi E. N., 28 vjeç, po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.   

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po kryen veprimet për përcaktimin e rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB