Aktualitet

Sherr mes dy personave në Durrës, një prej tyre qëllon me armë zjarri në ajër

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, brenda një lokali.

k.m.
Sherr mes dy personave në Durrës, një prej tyre qëllon me
Foto ilustruese

DURRËS- Një përplasje ka ndodhur në një lokal në zonën e ish-kënetës në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, brenda një lokali. Për arsye ende të paqarta, dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin teksa ndodheshin në lokal. Në një moment, njëri prej tyre ka qëlluar me ajër me armë gjahu, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur me kryerjen e veprimeve të para hetimore. Aktualisht, është shoqëruar për në Komisariat personi që ka qëlluar me armën e zjarrit, 29-vjeçari i identifikuar me inicialet K. D.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 15 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. D., 29 vjeç, në gjëndje të dehur ka qëlluar me armë gjahu në ajër. Shtetasi K. D, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB