Aktualitet

Sherr me sende të forta mes vëllezërve në Berat, plagoset në kokë njëri prej tyre

Ndërsa kanë nisur hetimet në gjendje të lirë për palët e përfshira në konflikt. 

I.F
Sherr me sende të forta mes vëllezërve në Berat, plagoset
Foto ilustruese

BERAT- Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri mes vëllezërish në Berat. Policia bën me dije sae sherri ka ndodhur mes dy vëllezërve që kanë goditur me dru dy vëllezër të tjerë. Si pasojë, ka mbetur i plagosur njëri nga vëllezërit, i cili mori ndihmë mjekësorë në spital.

Ndërsa kanë nisur hetimet në gjendje të lirë për palët e përfshira në konflikt. 

"Policia referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. H, dhe B. H, (vëllezër), pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Starovë, Berat, janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta (dru), shtetasit O. L, dhe F. L, (vëllezër). Si pasojë, shtetasi F. L., ka marrë dëmtime në kokë dhe ndodhet në spital, pa probleme për jetën", njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB