Aktualitet

Sërish ankth në Vatikan/ Përkeqësohet papritur shëndeti i Papa Françeskut, spazma bronkiale dhe të vjella

Mjekëve u duhen 24-48 orë për të vlerësuar pasojat në shëndetin e Papa Françeskut.

k.m.
Sërish ankth në Vatikan/ Përkeqësohet papritur shëndeti
Papa Françesku

VATIKAN- Sërish ankth për Papën! Sipas mediave italiane, Papa Françesku ai përjetoi një krizë të re respiratore, këtë herë ndryshe nga ajo e së shtunës, pasi iu shoqërua edhe me një bronkospazmë që i shkaktoi të vjella.

Mjekëve u duhen 24-48 orë për të vlerësuar pasojat në shëndetin e Papa Françeskut. Kjo pasi, kriza e fundit ia ka përkeqësuar situatën në përgjithësi.

"Papa Françesku në mëngjes herët paraqiti një sulm të izoluar bronkospazmi, i cili solli një episod të vjellash me frymëmarrje dhe një përkeqësim të papritur të gjendjes së frymëmarrjes. Papa ka qëndruar gjithmonë vigjilent dhe i orientuar, duke bashkëpunuar në manovrat terapeutike. Prandaj prognoza mbetet e rezervuar. Sot në mëngjes ai mori eukaristinë,"-bëri me dije spitali "Gemelli" në Romë.

Aktualisht, Papa Françesku nuk është i intubuar, por ka një maskë që e ndihmon të marrë frymë. 

Papa Françesku u shtrua në spitalin “Gemelli” më 14 shkurt. Qëndrimi i tij në spital është më i gjati që kur u bë Papë. Ati i Shenjtë është i ekspozuar ndaj infeksioneve të mushkërive, pasi i është hequr një pjesë e mushkërive kur ishte i ri. Që kur ai u sëmur, katolikët janë mbledhur në qytetin e Vatikanit, vendlindjen e tij në Argjentinë dhe vende të tjera të botës për të mbajtur vigjilje lutjesh. Françesku u bë papë në vitin 2013 kur paraardhësi i tij, Papa Benedikti, dha dorëheqjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB