
LEZHË- Policia e Lezhës ka kryer sot disa operacione, ku ka sekuestruar një truall në bashkëpunim me agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Po ashtu, është arrestuar edhe një 35-vjeçar që ka kundërshtuar efektivët e Policisë në Malbardhë. Në bashkëpunim me BKH, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e një dhe trualli në Lezhë.
Prona e sekuestruar ishte në pronësi të 41-vjeçarit E.B, e cila është përfituar nga aktivitete kriminale.
Ndërsa, një 35-vjeçar në Kurbin është arrestuar, pasi kundërshtoi me forcë efektivët e Policisë gjatë tentativës për ta shoqëruar në komisariat. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me BKH-në, kryen ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive” mbi një pasuri të paluajtshme të llojit ndërtesë-truall, në qytetin e Lezhës, në pronësi të shtetasit E. B., 41 vjeç, banues në Lezhë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. D., alias F. L., 35 vjeç, banues në Malbardhë, i cili ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë gjatë tentativës për shoqërimin e tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia./ZËRI