Aktualitet

Sekuestrohen 9000 m2 tokë në Fushë-Prezë, Prokuroria: Altin Topalli e përvetësoi përmes mashtrimit dhe e shiti

Sipas një njoftimi të bërë nga Prokuroria e Tiranës, Topalli ka arritur që ta përvetësojë tokën nëpërmjet mashtrimit dhe më pas e ka shitur.

k.m.
Sekuestrohen 9000 m2 tokë në Fushë-Prezë, Prokuroria: Altin
Prokuroria e Tiranqs

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 9000 m2 tokë të llojit arë në zonën e Fushë-Prezës. Vendimi është marrë pasi ka dyshime se ara është përvetësuar në mënyrë të paligjshme nga Altin Topalli. Sipas një njoftimi të bërë nga Prokuroria e Tiranës, Topalli ka arritur që ta përvetësojë tokën nëpërmjet mashtrimit dhe më pas e ka shitur. E gjithë skema u zbulua pasi një person, i cili është identifikuar vetëm me inicialet M.D., zbuloi se toka arë e gjyshit të tij nuk figuronte më si pasuri e familjes, por i kishte kaluar Topallit. Në këtë moment nisi të kishte dyshime, për shkak se prona që ishte në emër të tyre që prej vitit 1992, nuk mund të shitej as të blihej pa marrë miratimin e të gjithë familjarëve të tij. Pasi bëri kallëzimin, Altin Topalli u mor në pyetje, por çdo herë jepte versione të ndryshme. Njëherë tha se prona ka qenë e babait të tij dhe se ai dispononte dokumentacionin e vjetër dhe më pas pretendoi se e kishte blerë për 450 mijë euro. Por për këto para, sipas Prokurorisë, nuk i kishte për të bërë blerjen. Megjithatë tregoi se tokën e kishteshitur te një person tjetër, për vlerën 100 mijë euro. Sipas prokurorisë, Topalli e përvetësoi tokën duke mashtruar një familjar të familjes, i cili është identifikuar me inicialet H.D.

PROKURORIA E TIRANËS:

Përvetësoi padrejtësisht tokën dhe e shiti për të përfituar, Prokuroria e Tiranës sekuestron 9000m2 tokë arë në Fushë-Prezë

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u sekuestruan 9000 m2 tokë arë në Fushë Prezë. Në kuadër të hetimit mbi procedimin penal nr.2754 të vitit 2025 të regjistruar për ‘Mashtrim’ dhe ‘Pastrim i produkteve të veprës penale’, rezultoi se shtetasi A.T. arriti të përvetësojë nëpërmjet mashtrimit dhe shpërdorimit të besimit 9000m2 tokë dhe më pas e ka shitur për përfitime monetare.

Hetimet nisën pasi shtetasi M.D. kallëzoi në prokurori se toka arë e gjyshit të tij e përfituar me ligjin nr.7501, nuk figuronte më si pasuri e familjes së tij. Nga hetimet, u arrit në konkluzionin se kjo pasuri kishte kaluar në pronësi të shtetasit A.T. edhe pse pronarë kanë qenë e gjithë familja dhe pasuria nuk mund të shitej apo tjetërsohej, pa miratimin dhe pëlqimin e anëtarëve të tjerë të familjes bujqësore, të cilët kanë qenë pjesë e saj në vitin 1992.

Nga dokumentacionet e administruara, rezulton se shtetasi A.T. zotëronte këtë pasuri. I pyetur për blerjen, shtetasi A.T. ka dhënë dy versione për pasurinë, një herë se prona ka qenë e babait të tij dhe ai disponon dokumentacion të vjetër dhe më pas ka deklaruar se e ka blerë. Ndërkohë që nuk ka të dhëna se shtetasit e mësipërm kanë pasur aftesi paguese dhe burim për të paguar shumën e parave prej 62.203.500 leke apo (450.000 Euro) të paguar për blerjen e pasurisë. Kete pasuri shtetasi A.T. ia dhuron në vitin 2016 shtetases B.V, e përfaqësuar me prokurë nga A.V. Ky shtetas shpjegoi se pasurinë e mësiperme e ka blerë në vlerën 100.000 Euro nga A.T. Nga tërësia e hetimit, rezultoi se shtetasi A.T. ka mashtruar shtetasin H.D., duke i marrë pasurinë dhe duke e kaluar në pronësi të tij./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB