Aktualitet

Vrasja e Edmond Papës/ Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy autorët

Për Andrew Bode personin që dyshohet si ekzekutor i 49-vjeçarit u kërkua 30 vite heqje lirie, ndërsa për Alban Velon, kërkohet 25 vite burg.

k.m.
Vrasja e Edmond Papës/ Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy
Edmond Papa

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dhënë konkluzionet përfundimtare për dy të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa. Për Andrew Bode personin që dyshohet si ekzekutor i 49-vjeçarit u kërkua 30 vite heqje lirie, ndërsa për Alban Velon, kërkohet 25 vite burg. Në seancën e sotme, prokurori Albert Kuliçi kërkoi që dy të pandehurit të kryejnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë për shkak të rrezikshmërisë që ata paraqesin.

Si u ekzekutua Edmond Papa?

Biznesmeni u ekzekutua mbrëmjen e 16 dhjetorit në hyrje të një lokali në rrugën “Fadil Bodinaku” Tiranë. Ai sapo ishte ulur në lokal kur u qëllua me 9 plumba nga një person i maskuar. Edhe pse 49-vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra nga plumbat. Biznesmeni me origjinë nga Rroskoveci, jetonte mes Sarandës dhe Anglisë. Ai kishte ardhur në Tiranë më 16 Dhjetor tek vëllai i tij, që banonte pak metra larg lokalit ku u qëllua për vdekje.

Dëshmitarët okularë i treguan policisë se ai iu kundërpërgjigj autorit, duke e qëlluar me tavllën e duhanit në tavolinë. Dyshohet se saga e hakmarrjes mes fisit Kalemi dhe grupit që drejtohej nga biznesmeni Papa, ka nisur për shkak të përplasjeve që kanë të bëjnë me trafikun e drogës.

Andrew Bode ishte miku i ngushtë i Sadikajt, ndërkohë që Albano Velo, 30-vjeç është kunati i viktimës. Autori i dyshuar, Albano Velo është tradhtuar nga disa kamera sigurie, të cilat e kanë fiksuar teksa ai mbante nën vëzhgim Edmond Papën./ZËRI

Poll

MOS HUMB