Aktualitet

Sekreti hetimor, Dumani: Ka çështje në hetim edhe brenda nesh

Ai tha se prokurorët të japin informacione të brendshme do të vendosen para përgjegjësisë penale.

I.F
Sekreti hetimor, Dumani: Ka çështje në hetim edhe brenda nesh
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani tha për emisionin “3D” se edhe brenda SPAK ka hetime për të prandaluar rrjedhjen e sekretit hetimor. Ai tha se prokurorët të japin informacione të brendshme do të vendosen para përgjegjësisë penale.

“Sa i takon rrjedhjes së sekretit dhe gazetarët e kronikës janë dëshmitarë që është minimizuar shumë falë edhe masave të marra si institucion. Kemi hapur edhe hetime, aty brenda nesh për njëri-tjetrin për prokurorë, për hetues, kushdo që ka qenë në kontakt me informacionin i cili ka rrjedhur.  Ju garantoj që nëse ka prokurorë të prokurorisë së Posaçme, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili bën të mundur rrjedhjen e informacionit apo kryen një vepër tjetër penale, do vendoset para përgjegjësisë penale. Kjo nuk diskutohet. Raporti nuk është përfundimtar, ka çështje që janë në hetim në lidhje me sekretin hetimor edhe nga brenda nesh”, tha Dumani.

Poll

MOS HUMB