Aktualitet

“Sa më shpejt, please”, dalin mesazhet mes Erion Isait dhe fitueses së tenderit: Zjarr se duhet me i vulos unë...

Bashkë me Erion Isain janë marrë të pandehur edhe 6 persona të tjerë zyrtarë të bashkisë se Kolonjës, për tenderin e rrugës Korçë-Ersekë dhe për ujësjellësin e Kolonjës, projekt që dyshohet se është falsifikuar për përfitime të paligjshme.

zh.ll
“Sa më shpejt, please”, dalin mesazhet mes Erion Isait dhe
erion isai-spak

TIRANË- Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK, në kuadër të një hetimi për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike. Bashkë me Erion Isain janë marrë të pandehur edhe 6 persona të tjerë zyrtarë të bashkisë se Kolonjës, për tenderin e rrugës Korçë-Ersekë dhe për ujësjellësin e Kolonjës, projekt që dyshohet se është falsifikuar për përfitime të paligjshme.

Një telefon i sekuestruar gjatë hetimeve nga prokurori Dritan Prenci ka nxjerrë në dritë biseda në aplikacionin WhatsApp mes kryebashkiakut Erion Isai dhe Entela Çano, administratore e kompanisë fituese të tenderëve, “A&E Engineering” sh.p.k. Kompania në fjalë ka qenë e përfshirë në projektet për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti  II.

Bisedat e mëposhtme përmes aplikacionit WhatsApp, zbulojnë manipulime të tenderave dhe falsifikime të projekteve për të mundësuar përfitime të paligjshme.

Ja disa prej komunikimeve të zbuluara nga hetimet:

Biseda të datës 01.07.2020:

10:05 – Erion Isai i shkruan Entela Çanos: “Mirëmëngjes. Shifi pak këto: Po 110 max ose 90 i jep zgjidhje thuaj Entelës. Vetëm rrjeti i jashtëm deri depo fi 250 në 20 bar është 18 755 ml x 6793 lekë = 127 402 715 pa tush, kurse pesari fi 200 me gjatësi 1 880 x 4747 lekë = 8 924 360 lekë.”

10:06 – Entela Çano: “Mirëmëngjes… ok… më dërgo. Të njëjtën gjë po bëjmë edhe ne… reduktim parametrash.”

10:08 – Erion Isai: “Sa më shpejt pls.”

10:09 – Entela Çano: “Ok… pa merak.”

14:57 – Erion Isai: “Më duhet deri të premten. Më duhet lista me emrat e fshatrave dhe vlerat për çdo fshat, vëlla. Një zjarr të lutem.”

15:00 – Entela Çano: “Pa merak. Do bëj të pamundurën që të premten t’i dorëzojmë.”

15:01 – Erion Isai: “Je yll s’o dooa.”

21:22 – Erion Isai: “Kemi gati ndonjë preventiv të ndonjë fshati?”

21:24 – Entela Çano: “Nesër paradite mendoj se mund të kemi diçka. Po sforcohemi shumë për të arritur vlerën… 230 me TVSH. Jam e saktë? Ma konfirmo të lutem.”

21:24 – Erion Isai: “330 është max.”

21:25 – Entela Çano: “Shyqyr.”

21:28 – Erion Isai: “Pls zjarrrrr. Se nesër duhet me i printu. Vulos këtu te ue. Të premten në mëngjes herët duhen dorëzu.”

21:29 – Entela Çano: “Do bëj më të mirën e mundshme… por jam sforcuar shumë për të kapur vlerën.”

21:29 – Erion Isai: “Ishte teeeeper e lartë. As bëhej fjalë.”

21:30 – Entela Çano: “Me 5 aspra tha do verë të mirë miku: shprehje gjermane.”

Bisedat e datës 03.07.2020:

12:39 – 12:42 – Entela Çano ka katër thirrje të humbura nga Erion Isai.

12:46 – Erion Isai: “Shoqeeee.”

12:46 – Bëhet një bisedë telefonike mes Çanos dhe Isait.

12:46 – Çano: “Isha në telef, të më falësh.”

12:47 – 12:57 – Kryhen disa biseda telefonike midis dy personave.

Kryebashkiaku Erion Isai dhe të tjerë të pandehur përballen me akuza për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të ligjit për tenderat. 

Në qendër të hetimit janë tre tendera publikë:

Ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2 (Pjesa e parë) – REF-69427-08-21-2020

Supervizim punimesh për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2 (Pjesa e parë) – REF-75548-10-14-2020

Ndërtimi i ujësjellësit të Ersekës dhe disa fshatrave, faza e dytë nga burimet e Kozelit – REF-68285-08-11-2020

Erion Isai, i cili u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme të martën 23 shtatorit. Kryebashkiaku i Kolonjës u paraqit në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin 15 Janarit 2025, ku refuzoi të zbulonte për mediat arsyen e paraqitjes. Isai është thërritur dhe më parë në SPAK. Më 30 maj të vitit 2023, ai u pyet në Prokurorinë e Posaçme për një tender rruge, çështje për të cilën është kallëzuar nga Esmerald Xhafa, për dyshimin se ka kryer disa vepra penale "Shpërdorimi i detyrës", "Korrupsion pasiv dhe aktiv", "fshehje e pasurisë" dhe për "shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike"./ZËRI

Poll

MOS HUMB