TIRANË- Aurel Hoxha është identifikuar si urdhëruesi i rrëmbimit dhe vrasjes së 24-vjeçarit, Klevis Lleshi në 2020. Hoxha është pronari i lokalit "Monopol", ku janë ushtruar kontrolle gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Forcat e policisë dhe forcat speciale RENEA kanë ndërmarrë gjatë natës një aksion në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë. Ata kanë kryer kontrolle në lokalin “Metropol” në kryeqytet, pas urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK lidhur me zbardhjen e rrëmbimit dhe vrasjes së të riut Klevis Lleshi në vitin 2020. SPAK ka rënë në gjurmët e autorëve gjatë hetimeve për një krim tjetër, konkretisht hetimi i lidhur me ngjarjen ku u vra në burgun e Peqinit Arben Lleshi, nga Sokol Mjacaj.
Ngjarja dyshohet të jetë pjesë e një hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Agim Hoxha në 2012 nga kushëriri i Lleshit. Pra, ngjarja rezulton edhe më e 'vjetër', bëhet fjalë për hasmëri midis dy fiseve, Hoxha dhe Lleshi. Familja Hoxha dhe Lleshi ishin në një sagë të gjatë hakmarrjeje.
Si nisi hakmarrja?
Gjithçka nisi në Britaninë e Madhe, ku pas një sherri që dyshohet për pazare droge u vra Agim Hoxha. Vrasësi i tij ishte Arben Lleshi. Hoxha dhe Lleshi kishin një miqësi të hershme së bashku, e cila datonte që prej fëmijërisë së tyre, por u kris. Shkak dyshohet të jenë bërë pazaret e drogës. Agim Hoxha u vra në Britaninë e Madhe dhe më pas trupi iu dogj brenda makinës.
Autoritetet britanike e gjetën fajtor Lleshin për ngjarjen dhe e dënuan me 32 vite burg. Pas ekstradimit drejt Shqipërisë, ai kishte për të kryer dhe 28 vite të mbetura, të cilat nuk i çoi deri në fund pasi u ekzekutua nga Sokol Mjacaj.
Pavarësisht se drejtësia e tha fjalën e saj, familja Hoxha kishte tjetër skenar në mendje. Të niste hakmarrjen, e cila kishte regjistruar deri atëherë të paktën 4 viktima.
Në vitin 2013 u vra Xhavit Lleshi. Atij iu bë pritë në vendin e quajtur ‘Pujkë’. Më 15 maj të vitit 2016 u vra Hajredin Lleshi, vëllai i Xhavitit, në fshatin e lindjes në Burrel. Goditjet nga familja Hoxha vijuan dhe një vit më vonë. Në vitin 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz. Në Kamëz, ai u pa për herë të fundit nga kamerat e sigurisë së një lokali dhe që nga ajo kohë nuk dihet se çfraë ka ndodhur me të.
Hakmarrjet vijuan. Me Arben Lleshin në burg, familja Hoxha priti që Klevis Hoxha, djali i Xhavit Lleshit, të ekzekutuar në vitin 2013 të rritej dhe të vijonin sagën e hakmarrjes. Klevisit, atëherë 22 vjeç i erdhi radha. Klevis Lleshin u zhduk pa gjurmë në vitin 2020. Ai u mor peng në qendër të Burrelit dhe më pas u zhduk. Derisa dy vite më parë eshtrat e tij u gjetën të groposura në Mamurras. Gishtin i fajtorëve në të gjitha rastet u drejtua nga familja Hoxha./ZËRI
