Aktualitet

Rritja e çmimit të biletave në urbanet e Bashkisë së Kamzës, Autoriteti i Konkurrencës nis hetim paraprak për 'Shpresa.al'

Përmes një njoftimi publik, mësohet se hetimi ka nisur pas rritjes së çmimit të biiletës në transportin publik të linjave "Kamëz – Tiranë – Kamëz" dhe "Paskuqan – Babrru – Tiranë".

zh.ll
Rritja e çmimit të biletave në urbanet e Bashkisë së
foto ilustruese

TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur hapjen e procedurës së hetimit paraprak ndaj kompanisë SHPRESA – AL SHPK. Përmes një njoftimi publik, mësohet se hetimi ka nisur pas rritjes së çmimit të biiletës në transportin publik të linjave "Kamëz – Tiranë – Kamëz" dhe "Paskuqan – Babrru – Tiranë". Sipas njoftimit, vlerësimi paraprak, mungojnë analiza ekonomike dhe financiare që të justifikojnë rritjen e tarifave.

Kompania SHPRESA – AL SHPK, e administruar nga Lush Osmani, rezulton operatori i vetëm i licencuar, duke zotëruar pozitë dominuese në treg. Në Bashkinë e Kamëz ka rreth 10 linja urbani. 

Njoftimi:

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim paraprak në transportin urban në Kamëz

Pas ankesave dhe shqetësimeve publike për rritjen e çmimeve të biletave dhe aboneve, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur

hapjen e hetimit paraprak ndaj SHPRESA – AL SHPK.

Linjat e përfshira
· Kamëz – Tiranë – Kamëz
· Paskuqan – Babrru – Tiranë

SHPRESA – AL SHPK rezulton operatori i vetëm i licencuar, duke zotëruar pozitë dominuese në treg.

Nga vlerësimi paraprak, mungojnë analiza ekonomike dhe financiare që të justifikojnë rritjen e tarifave.

Periudha e hetimit: 1 janar 2025 – 12 dhjetor 2025

Autoriteti i Konkurrencës do të vijojë me trajtimin e çështjes dhe do të informojë publikun për rezultatet e procedurës dhe çdo vendimmarrje të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB