Aktualitet

Rreth 5 orë seancë, GJKKO vendos më 20 janar nëse dosja 'Partizani' kalon për gjykim

Vendimin nëse dosja "Partizani" do të kalojë apo jo në Gjykatën e Posaçme, do të jepet nga e njëjta gjyqtare që e nxori Berishën nga izolimi në shtëpi, Flojera Davidhi.

F.I
Rreth 5 orë seancë, GJKKO vendos më 20 janar nëse dosja
Sali Berisha

TIRANË-Seanca gjyqësore për çështjen "Partizani" në GJKKO është shtyrë. Më 20 janar në orën 12:00, GJKKO do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim ose jo. Vendimin nëse dosja "Partizani" do të kalojë apo jo në Gjykatën e Posaçme, do të jepet nga e njëjta gjyqtare që e nxori Berishën nga izolimi në shtëpi, Flojera Davidhi. Në rreth 5 orë seancë, mbrojtja e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se kërkuan pushimin e çështjes dhe nëse nuk pranohet do kërkojnë pafajësi.

"Çështja e zotit Berisha nuk diskutohet çështja për gjykim të shkurtuar, ne shikojmë pushimin, s’është detyra jonë të shpjegojmë, kallëzimi është i rremë, çështja e pronës. Kontestimet tona ishin voluminoze, për të shpjeguar çdo detaj se kjo çështje s’duhet t’i shkojë gjykatës për gjykim",- u shpreh avokati Genc Gjokutaj.

Hetimet për dosjen Partizani kanë nisur në vitin 2020, dhe në aktakuzën e SPAK, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai e akuzojnë ish-kryeministrin Berisha për veprën penale të "korrupsionit pasiv" të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK, Berisha ka ndryshuar ligje, dhe ka ushtruar presion mbi vartësit e tij, në mënyrë që ish-kompleksi Partizani t'iu kthehej pronarëve, në mesin e të cilëve do të përfitonte dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Në dosjen e SPAK thuhej se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi është bërë përfaqësues i familjeve që rezultonin pronare të tokës ku ndodhej ish-kompleksi Partizani, përmes prokurave, në të cilat premtohej se do të arrinin objektivat nëse vendosnin vendosur në dispozicion 3-5% të pasurisë së tyre. Përveç dyshes Berisha-Malltezi, nën akuzë janë edhe Fatmir Bektashi, Andja Pustina dhe Xhimi Begeja./ZËRI

Poll

MOS HUMB