TIRANË- Një valë e re ndryshimesh ka përfshirë Policinë e Shtetit, në disa struktura drejtuese në nivel komisariatesh, me emërimin e drejtuesve të rinj në disa qytete të vendit.
Rokada ka prekur strukturat policore në kryeqytet, si dhe në Vlorë, Korçë, Krujë, Lezhë, Laç, Shijak, Dibër, Mirditë, Mat dhe Bulqizë.
Sipas vendimeve të fundit, Feliks Hoda është emëruar shef i Komisariatit të Policisë në Vlorë. Më herët, ai mbante detyrën e shefit të Komisariatit nr. 4 në Tiranë. Në këtë komisariat është emëruar Florent Sulçe, i cili më parë shërbente si zëvendësshef në të njëjtën strukturë.
Emërimet e reja:
Bilal Selmanaj – Shef i Policisë Kufitare të Dibrës
Elton Shahini – Shef i Komisariatit të Krujës
Sentiljan Ndreu – Shef i Komisariatit të Laçit
Florent Sulçe – Shef i Komisariatit Nr. 4, Tiranë
Feliks Hoda – Shef i Komisariatit të Vlorës
Arben Sulaj – Shef i Komisariatit të Lezhës
Elvis Peza – Shef i Komisariatit të Mirditës
Oltion Agolli – Shef i Komisariatit të Matit
Emiljan Pashaj – Shef i Komisariatit të Korçës
Ergys Gjoni – Shef i Komisariatit të Bulqizës
Andi Deda – Shef i Komisariatit të Shijakut
Ervin Hasrama – Shef i Komisariatit Nr. 1, Tiranë