Aktualitet

Roja i dehur bën "skandal" në spitalin e Korçës, shan pacientët, godet familjarin e një prej të sëmurëve

Ai mësohet se është futur në dhomat e të sëmurëve, ku ka filluar t'i shajë e ofendojë.

F.I
Roja i dehur bën "skandal" në spitalin e Korçës,
FOTO ILUSTRUESE

KORÇË-Një incident i pazakontë është regjistruar në spitalin e Korçës. Konkretisht roja i sigurisë në gjendje të dehur ka shkaktuar një skandal në pavionin e senatoriumit të Spitalit Rajonal të Korçës.

Ai mësohet se është futur në dhomat e të sëmurëve, ku ka filluar t'i shajë e ofendojë. Pas kësaj, ka ndërhyrë stafi mjekësor, ku edhe me këta të fundit (infermierët) është grindur dhe më pas ka goditur një familjar të një pacienti të shtruar. Policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar në komisariat rojen./ZËRI

Poll

MOS HUMB