Aktualitet

Risena Xhaja emërohet në krye të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara

Më herët ajo ka mbajtur disa poste në administratën publike, përfshirë atë të sekretares së përgjithshme në Ministrinë e Financave

E.K
Risena Xhaja emërohet në krye të Agjencisë së
risena xhaja

TIRANË- Risena Xhaja është zgjedhur në postin e drejtoreshës së Agjensisë së Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), ndërsa më herët ka pasur një eksperiencë të gjatë në administratën publike. Detyra më e fundit që Xhaja ka mbajtur ka qenë ajo e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Financave, që nga marsi i vitit 2023 deri në gusht të vitit 2024.

Po ashtu ajo ka qenë pjesë për shumë vite e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Komanduar në Agjencinë për menaxhimin e garancive dhe kredive shtetërore të pakthyera (AMGKP).

Agjensia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara, deri tani drejtohej nga Idriz Haxhiaj, ndërsa institucioni në fjalë është në varësi të Ministrisë së Brendshme.

CV-ja e Xhajës

Me një karrierë thuajse 20-vjeçarë në administratën publike, Xhaja ka qëndruar nga viti 2019 deri në 2023 në pozicionin e Zv.Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si edhe Drejtues i strukturës së Apelimit dhe Bashkëqeverisjes dhe Drejtues i komanduar në dy Drejtori Vendore të këtij institucioni.

Në vitin 2019 ka mbajtur pozicionin e Sekretares së Përgjithshëm  në Ministrinë e Kulturës. Anëtare e organit këshillimor pranë Ministrit të Drejtësisë për ekzekutimin e vendimeve penale, Kryetare e Bordit te Universitetit të Arteve nga viti 2019 deri në vitin 2022.

Në vitin 2013 Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Marrëveshjeve dhe nga viti 2016 deri në vitin 2019 në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekonomik dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Ministrisë së Kulturës, njëkohësisht në këtë periudhë ka ushtruar funksionin e inspektorit të jashtëm financiar  pranë Ministrisë së Financave.

Xhaja e nisi karrierën e saj në administratën publike në qershor 2002, në Drejtorinë Juridike, pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ku edhe në vijim, nga viti 2006 ushtroi funksionet e Drejtorit në Drejtorisë Juridike, Marrëdhënieve me Jashtë dhe Integrimin në Ministrinë e Kulturës.

Poll

MOS HUMB