Aktualitet

Sasi rekord kokaine në Itali, arrestohen 3 shqiptarë, droga u gjet në 4 makina

Në dy operacione të lidhura mes tyre, janë sekuestruar më shumë se 200 kg kokainë

E.K
Sasi rekord kokaine në Itali, arrestohen 3 shqiptarë, droga u gjet
ndertesa ku u zbulua kokaina

ITALI- Një sasi e madhe kokaine është zbuluar në dy operacione të lidhura mes tyre në Itali, ndërsa në pranga kanë rënë 3 shtetas shqiptar. Operacioni i parë është zhvilluar në zonën e Vimercates, ku është sekuestruar një sasi prej 142 kilogramësh kokainë, e fshehur brenda 4 makinave, ndërkohë që në pranga kanë rëndë dy persona. Në vazhdën e të njëjtit operacion në Milano ka rënë në pranga dhe një person i tretë po ashtu shqiptar, ndërsa u sekuestruar një sasi tjetër prej 60 kilogramësh kokainë.

Dy shqiptarët e vënë në pranga në Vimercate, janë 44 dhe 37-vjeç, njëri prej të cilëve kishte marrë me qera garazhet në të cilat u zbulua kokaina, si dhe një apartament në të njëjtën godinë.

Bastisja nga forcat e policisë është kryer që prej të premtes, por është konfirmuar vetëm në orët e fundit. Në momentin e operacionit, njëri prej shqiptarëve është kapur në flagrancë brenda në mjet, dhe më pas është bërë kryerja e kontrolleve dhe në automjetet e tjera.

Brenda karabinierëve gjetën atë që ndoshta e dinin tashmë: male kokaine, të fshehura me sa duket në makina. Një total prej 142 kilogramësh.Një shifër kjo rekord, sa i takon zonës. Po ashtu u gjetën materiale të tjera që përdoreshin për paketimin e lëndës narkotike, si dhe shuma parash.

Ndërkohë, karabinierët në Milano kanë vazhduar arrestimin e një personi të tretë, edhe ky shqiptar, të cilit dy të parët i kishin dorëzuar një ngarkesë prej 60 kilogramë të tjera kokainë, e cila është sekuestrusar gjithashtu nga policia. Pra në total në të dy operacionet janë sekuestruar 200 kg kokainë, që do të kapnin në treg vlerën e miliona eurove. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB