Aktualitet

Rikthehet moti i keq në Shqipëri, Shkodra dhe Lezha "do të pushtohen" nga reshjet e shiut

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se po bashkëpunon me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe autoritetet vendore për të siguruar masat e nevojshme në rast emergjence.

M.M
Rikthehet moti i keq në Shqipëri, Shkodra dhe Lezha "do të
Foto ilustruese

TIRANË- Sipas parashikimeve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave (IGEO), në qarqet Shkodër dhe Lezhë priten reshje me intensitet mesatar në orët e ardhshme. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se po bashkëpunon me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe autoritetet vendore për të siguruar masat e nevojshme në rast emergjence. Qytetarët janë paralajmëruar të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet për çdo situatë të mundshme që mund të kërkojë ndërhyrje. 

"Në bazë të parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave, IGEO, në orët në vijim pritet të ketë reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, po vijon koordinimin me autoritetet vendore për marrjen e masave të nevojshme në rast emergjence. Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për çdo rast nevoje."

Poll

MOS HUMB