Aktualitet

Përmbytjet në Vlorë/ KLSH shqyrton tenderat, Prokuroria ende pa hetime

Banorët kanë denoncuar publikisht bllokimin e kanaleve të ujërave të larta si shkak i përmbytjes.

M.M
Përmbytjet në Vlorë/ KLSH shqyrton tenderat, Prokuroria ende pa
Permbytjet ne Vlore

VLORË- Një grup auditi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka nisur kontrollin e dokumenteve dhe kontratave të tenderave në Bashkinë e Vlorës dhe Shoqërinë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizime. Burime pranë KLSH-së raportojnë se auditimi fokusohet në investimet e fundit në qytet.

Ndërkohë, Prokuroria e Vlorës ende nuk ka nisur një hetim për përmbytjet e ndodhura më 4 tetor, pavarësisht kallëzimit penal të depozituar nga Partia Demokratike për shpërdorim detyre. Banorët kanë denoncuar publikisht bllokimin e kanaleve të ujërave të larta si shkak i përmbytjes.

Edhe pse situata në pjesën më të madhe të qytetit është normalizuar, disa zona të prekura rëndë, si lagjja “Rilindja” dhe rruga “Albano e Romina”, ende mbeten të mbushura me baltë, ndërsa fushat sportive në Lungomare janë jashtë funksionit./ ZËRI

Poll

MOS HUMB