Aktualitet

Reduktimi i urbanëve në Tiranë! Nga sot transporti rikthehet në normalitet, qeveria ra dakord

Shoqata njofton se në takim është rënë dakord që të shqyrtohet një skemë subvencionimi për karburantin, me 50 lekë për litër.

F.I
Reduktimi i urbanëve në Tiranë! Nga sot transporti rikthehet
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Shoqata e Transportit Urban ka bërë me dije se shërbimi i transportit publik do të rikthehet në normalitet, pas një takimi të zhvilluar me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ministrin e Infrastrukturës Enea Karakaçi dhe përfaqësues të Bashkisë. Shoqata njofton se në takim është rënë dakord që të shqyrtohet një skemë subvencionimi për karburantin.

“Patëm një takim me ministren e Ekonomisë, ministrin e Infrastrukturës dhe nënkryetaren e bashkisë, u dakordësuam që transporti do të rikthehet në normalitet dhe do të ketë subvencion lekë për litër, por do të jetë në diskutim si vlerë. Nga sot do të vazhdojë transporti me kapacitet të plotë, se edhe operatorët duan ta ofrojnë shërbimin siç duhet për shkak të asaj që u pa këto dy ditë. Do të kemi edhe takim tjetër javën që vjen për të diskutuar kërkesat e tjera ekonomike, si TVSH, akcizë, kategoritë që udhëtojnë falas.”, shprehet shoqata.

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban vendosën që si pasojë e rritjes së çmimit të naftës dhe mosmarrjen e masave nga qeveria për subvencionim të reduktonin me 40% flotën e autobusëve duke shkaktuar një ditë më parë (15 prill) fluks të shtuar të qytetarëve në stacionet e urbanëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB