
Foto ilustruese
TIRANË- Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga një banesë 4-katëshe në Tiranë. 66-vjeçari ishte duke punuar dhe ka rënë nga soleta e banesës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Naum Veqilharxhi”, në Tiranë.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
"Informacion paraprak- Më datë 08.02.2025, rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi”, në një banesë katër katëshe në pronësi të shtetasit A. G., ka rënë nga soleta punëtori shtetasi B. K., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia. /ZËRI
Poll