
TIRANË- Bashkëpunëtori i Ervis Belollarit, Arsen Matollari është arrestuar sot nga Policia pasi mashtruan një biznesmen dhe i morën 6 mijë euro. Ata u prezantuan si persona me influencë dhe i kanë kërkuar biznesmenit 6 mijë euro duke thënë që është kryetar i një bashkie ose një zyrtar i lartë në bashki, por personi që është mashtruar thotë se nuk e ka kuptuar qartë se në çfarë statusi u ishin prezantuar.
Telefonuesi i ka folur për një problem shëndetësor që ka pasur në një spital privat në Tiranë, duke i kërkuar edhe shumën e parave; e siç duket edhe në video, biznesmeni ia ka dhënë pa u menduar gjatë.
Për ngjarjen, Belollari u arrestua ditën e djeshme, ndërsa Matollari u arrestua sot pasi ishte shpallur në kërkim. Gjatë momentit të arrestimit, Policia i sekuestroi 4 mijë euro. I pari është një personazh i njohur në rrjetet sociale, pasi ka treguar sesi ka luajtur si figurant në disa seriale turq.
"Ishte shpallur në kërkim pasi sëbashku me një 26-vjeçar (i arrestuar ditën e djeshme) i morën 6000 euro një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 32-vjeçari.
Sekuestrohen 4700 euro dhe automjeti me të cilin këta shtetas lëviznin.
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, falë dhe inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në vijim të operacionit policor “Unknown” bënë kapjen e ndalimin e shtetasit A. M., 32 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin E. B (i arrestuar ditën e djeshme) kanë përfituar 6000 euro nga një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. M., shërbimet e Policisë gjetën 4700 euro të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin me të cilin këta shtetas lëviznin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton Policia./ZËRI