TIRANË- Po mbahet përpara Drejtorisë së Policisë së Shtetit në Tiranë protesta e thirrur nga aktivistë dhe qytetarë, të cilët kërkojnë nga Policia e Shtetit përgjegjësi për dhunën e ushtruar dje gjatë protestës në Pishë-Poro Nartë.
View this post on Instagram
Protesta u thirr dje nga një grup qyetarësh që kërkojë transparencë të plotë mbi ngjarjet e ndodhura në Zvernec, identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të dhunës, sqarime publike nga drejtuesit e Policisë së Shtetit si dhe garantimin e sigurisë dhe të drejtave kushtetuese të qytetarëve.
ZËRI ka siguruar pamje nga protesta e sotme, ku qyetarët pritet të marshojnë nga zona e Myslym Shyrit drejt Ministrisë së Brendshme.
View this post on Instagram






Në protestën e thirrur dhe organizuar nga qytetarët, ishte dhe banorja e Rrjollit Luçiana Kokaj, e cila mbajti fjalimin e saj. Ajo tha se dhuna e djeshme është e papranueshme dhe se Policia e Shtetit duhet të mbajë përgjegjësi për aktet e turpshme që ndodhën para syve të tyre. Luçiana tha se qeveria i tregoi popullit muskujt e vet, duke dënuar rëndë qëndrimin e policisë dhe qeverisë. Ajo bëri edhe një thirrje duke thënë se manovrat me mafian nuk funskionojnë më qytetarët, pasi ata janë më shumë të bashkuar se kurrë, që nga veriu e deri në jug.
View this post on Instagram
Po ashtu edhe Fatos Lubonja iu bashkua protestës. Në fjalën e tij ai tha se kjo që po ndodh në vendin tonë nuk është vetëm çështje e Rrjollit apo e Zvërnecit, por çështje e të gjithë shqiptarëve. Ai doënoi rëndë agresorët e djeshëm dhe gjithashtu kërkoi që shteti të mbajë përgjegjësi për dhunën e ushtruar.
View this post on Instagram
/ZËRI