Aktualitet

Pagesat e prapambetura të policëve, Proda: Të kryhen brenda ditës, do mbani përgjegjësi

Çdo vonesë sipas tij i ngarkon me përgjegjësi.

F.I
Pagesat e prapambetura të policëve, Proda: Të kryhen brenda
Ilir Proda

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka urdhëruar Departamentin për Shërbimet mbështetëse në DPPSH, për të gjitha njësitë buxhetore në Policinë e Shtetit. Ai ka kërkuar që brenda ditës së sotme të kalojnë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë, pasi çdo vonesë sipas tij i ngarkon me përgjegjësi.

"Brenda ditës së sotme, çdo njësi buxhetore të kalojë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë. Çdo vonesë ju ngarkon me përgjegjësi".

Nga të gjitha njësitë buxhetore prej mëngjesit të sotëm po kryhen veprimet me thesarin për të kaluar pagesat e efektivëve të Policisë, për orët shtesë, dietat e prapambetura, orët e natës si dhe lekët e ushqimit. Është 1.5 miliardë lekë shuma që ka kaluar me Akt Normativ, dalë në sistem ditën e premte./ZËRI

Poll

MOS HUMB