Aktualitet

Prezantohet aplikacioni “Agjencia Dixhitale”-Qytetarët të raportojnë shkeljet nga punonjësit e Policisë së Shtetit

Aplikacioni është i aksesushëm dhe falas për të gjithë.

F.I
Prezantohet aplikacioni “Agjencia Dixhitale”-Qytetarët të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Ministria e Brendshme ka prezantuar aplikacionin “Agjencia Dixhitale,” një mjet të ri për qytetarët që të raportojnë shkelje apo abuzime nga punonjësit e Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera. 

Konkretisht qytetarët mund të raportojnë shkelje apo abuzime nga punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, e jo vetëm, në çdo kohë, nga çdo vend dhe në anonimat. Aplikacioni është i aksesushëm dhe falas për të gjithë.

Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Florian Sulejmani ftoi qytetarët të bëhen pjesë e apliakcionit:  Ky apliakcion nuk është vetëm një platformë teknologjike por një qasje e re komunikimi ku qytetari ruan një rol aktiv në parandalimin e shkeljeve nga ana e Punnësve të Policisë. Me këtë hap besojmë se u japim qytetarëve një mjet real për të reaguar dhe për të kërkuar llogari, i ftoj të bëhen pjesë e këtij aplikacioni.

Po ashtu, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha gjatë fjalës së tij tha ndër të tjera se ky aplikacion do t’u vijë në ndihmë qytetarëve për të raportuar shkeljet apo abuzimet nga punonjësit e policisë së Shtetit, Gardës apo Shërbimit Zjarrfikës.

"Në një shoqëri demokratike dhe të drejtë siguria nuk mund të ndërtohet pa besimin qytetar. Besimi nuk fitohet me fjalë, por me veprime konkrete. Sot jemi këtu për të ndarë një hap të rëndësishëm mes marrëdhënies së qytetarit dhe institucionet publike. Agjencia e Mbikqyrjes policore ka vendosur në funksion aplikacionin “Agjencia Dixhitale”, një mjet i ri dhe i thjeshtë në duart e çdo qytetari për të raportuar shkelje apo abuzime nga punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, e jo vetëm, në çdo kohë, nga çdo vend dhe në anonimat. Aplikacioni është tashmë aktiv për Android dhe IOS, falas dhe i aksesueshëm për të gjithë. Kjo është një kulturë e re ku qytetari dëgjohet. Ky aplikacion përfaqëson një hap modernizimi, është në përputhje të plotë me stratrgjinë e dixhitalizmit të qeverisë shqiptare. Në anonimat të plotë ne i mbyllim rrugën abuzimeve, dërgojmë sinjal të plotë te uniformat e policisë se detyra e tyre është për të shërbyer dhe jo për të abuzuar. Akush nuk është mbi ligjin. Autoritetet nuk mund jenë kudo por syri dhe veshi i qytetarit janë aleatët tanë më të fortë,"-u shpreh Hoxha.

Poll

MOS HUMB