Aktualitet

Po tentonte të rikthente energjinë elektrike gjatë orëve të stuhisë, humb jetën elektricisti në Himarë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40, në një kohë kur moti i keq dhe erërat e forta kishin shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Himarës.

F.I
Po tentonte të rikthente energjinë elektrike gjatë orëve
dëmet e stuhisë

HIMARË-Një punonjës i OSHEE në Himarë ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit, gjatë një ndërhyrjeje për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik në zonën e Himarës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40, në një kohë kur moti i keq dhe erërat e forta kishin shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Himarës.

Elektricisti Bashkim Boçi ka qenë i ngjitur në shtyllë, duke tentuar të rilidhë një kabull energjie, kur i është shkëputur rripi i sigurisë që e lidhte për mesi. Kjo ka bërë që të rrëzohet nga shtylla në një lartësi 9 metra, e për pasojë të ndërrojë jetë. Dyshimet e para janë se ai mund të jetë goditur nga rryma elektrike.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:40, në Qendrën Shëndetësore Himarë është dërguar pa shenja jete shtetasi B. B., 54 vjeç, banues në Elbasan, punonjës sezonal i OSHEE-së.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shtetasi B.B, gjatë punës për riparimin e një defekti elektrik në një shtyllë, në zonën e Potamit, Himarë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Poll

MOS HUMB