
TIRANË- Ilir Meta i është bashkuar protestës që opozita po organizon ditën e sotme. Gjatë një marshimi nga selia e Partisë së Lirisë e deri në Kryeministri Meta iu përgjigj disa pyetjeve të gazetarëve që kishin të bënin me protestën dhe atë që do të ndodhë pas protestës.
Por gjatë ecjes, ish-presidenti Meta aksidentalisht u pengua tek një tabelë që shkruante "Parking për Kuvendin". Edhe pse i rrethuar nga gazetarë dhe disa protestues, keru i Partisë së Lirisë u kujdes që ta vendoste në vend siç ishte.
Protesta e opozitës vjen pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji, i cili u dënua për shkak të çështjes “Babale”. Si shenjë proteste, opozita nisi dy aksione të mëparshme, ku shkaktuan dhunë dhe kaos në Kuvend. Deputetët dogjën karriget në oborrin e Parlamentit më 30 shtator dhe për këtë arsye ata u përjashtuan nga Sekretariati i Etikës deri më 60 ditë. Ndërsa, në seancën e së enjtes më 3 tetor ata nuk u lejuan të futeshin në Kuvend nga garda, dhe deputetët e opozitës bllokuan hyrjet e Kuvendit për të penguar kolegët e tyre socialist të merrnin pjesë në seancën parlamentare. Për shkak të rrëmujës që u zhvillua jashtë, seanca parlamentare zgjati vetëm 30 minuta, ndërsa deputetët që u penguan të futeshin dogjën në oborr 4 manekinë dhe deklaruan se nuk do të ketë më normalitet. /ZËRI