Aktualitet

VIDEO/ Pa nisur mirë ka trazira! Protestuesit djegin gomën para Presidencës, efektivi shuan flakët

Akoma nuk dihet nëse gjatë protestës do të ketë goma te tjera që do të digjen në formë proteste.

M.M
VIDEO/ Pa nisur mirë ka trazira! Protestuesit djegin gomën para
Protesta

TIRANË- Ende pa nisur zyrtarisht protesta e opozitës, protestuesit kanë filluar duke shkaktuar trazira përpara Presidencës. Ka qënë ky veprimi i parë që pjesëmarrësit e protestës kanë ndërmarrë për të protestuar.Një efektiv policie ka ndërhyrë mënjëherë për të shuar flakët. Akoma nuk dihet nëse gjatë protestës do të ketë goma te tjera që do të digjen në formë proteste.

Protesta e opozitës vjen pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji, i cili u dënua për shkak të çështjes “Babale”. Si shenjë proteste, opozita nisi dy aksione të mëparshme, ku shkaktuan dhunë dhe kaos në Kuvend. Deputetët dogjën karriget në oborrin e Parlamentit më 30 shtator dhe për këtë arsye ata u përjashtuan nga Sekretariati i Etikës deri më 60 ditë. Ndërsa, në seancën e së enjtes më 3 tetor ata nuk u lejuan të futeshin në Kuvend nga garda, dhe deputetët e opozitës bllokuan hyrjet e Kuvendit për të penguar kolegët e tyre socialist të merrnin pjesë në seancën parlamentare. Për shkak të rrëmujës që u zhvillua jashtë, seanca parlamentare zgjati vetëm 30 minuta, ndërsa deputetët që u penguan të futeshin dogjën në oborr 4 manekinë dhe deklaruan se nuk do të ketë më normalitet. /ZËRI

Poll

MOS HUMB