Aktualitet

Po drekonin me "Akilin"/ Kapen dy vëllezërit që akuzoheshin për atentatin ndaj Elis Rroshkodolit

Voltan Xhani, nga Përmeti, është i dyshuari kryesor për organizimin dhe vrasjen e Elis Rroshkodolit, në gusht të vitit të shkuar në Shkodër.

k.m.
Po drekonin me "Akilin"/ Kapen dy vëllezërit që
Pamje nga operacioni

DURRËS- Dy vëllezërit Voltan dhe Jurgert Xhani janë vendosur në pranga sot në Durrës, pasi një aksioni që nisi për kapjen e të shumëkërkuarit Xhevdet Troplinit. Voltan Xhani, nga Përmeti, është i dyshuari kryesor për organizimin dhe vrasjen e Elis Rroshkodolit, në gusht të vitit të shkuar në Shkodër. Ndërkohë që i vëllai i tij, akuzohet për veprat penale: “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Për vrasjen e Shkodrës, Voltan Xhani ishte shpallur në kërkim, ndërsa nipi i tij Xhulio Malo, u arrestua për sigurim të kushteve për të kryer vrasje dhe pengim të zbardhjes të së vërtetës. Malo ishte i njohur si mbështetës i Shtetit Islamik ISIS. Po ashtu, ai cilësohej si një nga anëtarët e grupit të të rinjve, ish-ushtar i Gate Mahmutajt (i vdekur), në Lazarat. Madje në Lazarat mori pjesë në vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha.

Xhani dhe Rroshkodoli njihen herët në shtetin e Belgjikës ku kanë jetuar për vite me radhë. Pikërisht atje kanë pasur edhe përplasjet e tyre për shkak të trafikut të drogës. Xhani ka organizuar krimin, pasi me ndihmën e nipit dhe dy personave të tjerë ka trafikuar makina nga jashtë vendit, të cilat i mbante në një servis në Bërzhitë.

Elis Rroshkodol u ekzekutua teksa po pinte kafe në një lokal. Ai ishte i njohur për miqësinë e tij me Bajrajt por edhe për grabitjet që kishte kryer në Belgjikë, ndërsa ishte në kërkim nga Rumania për plagosje./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB