Aktualitet

E konfirmon nëna! Ndërron jetë Artan Lame, e ëma: Mu shua shpresa që mu ngjall dje! Më premtoi se do kthehej

Diana Lame shkruan se i biri ka ndërruar jetë.

k.m.
E konfirmon nëna! Ndërron jetë Artan Lame, e ëma: Mu shua
Artan Lame

TIRANË- Ish-drejtori i Kadastrës, Artan Lame ka ndërruar jetë paraditen e sotme! Lajmin tashmë e ka konfirmuar nëna e tij, Diana Lame, e cila ka postuar në rrjetet sociale "Facebook". Në postimin e saj, Diana Lame shkruan se i biri ka ndërruar jetë. Por ka shtuar se për detajet e varrimit do të ndajë një njoftim të dytë, pasi trupi i 58-vjeçarit të mbërrijë në atdhe nga Gjermania.

E konfirmon nëna! Ndërron jetë Artan Lame, e ëma: Mu shua
Postimi i Diana Lames

Diana Lame: Te nderuar shoke , miq dhe dashamires. Nuk me ben dora te shkruaj per humbjen e te shtrenjtit , djalit tim te dashur Artan Lame. Po ky moment i mallkuar erdhi dhe me shoi ate shprese qe mu ngjall dje. Shpresoja sepse me premtoi qe do kthehej,“ ….-nuk e kam mendjen te e nesermja (qe do operohej) jam mire , jam i qete por po perqendrohem te Muzeu.” Edhe nga gjumi ta zgjoje per Muzeun fliste.Kur Tanin te ma sjellin ketu do t’ju bejme te ditur procedurat e metejeshme.

Lajmin e trishtë e konfirmuan edhe bashkëshortja e tij, Mirela.

“Unë jam Tani dhe do jem përgjithmonë! Të dua përjetësisht zemërbardhi im,”- shkroi Mirela Lame në Facebook.

E konfirmon nëna! Ndërron jetë Artan Lame, e ëma: Mu shua

Ish-kreu i Kadastrës ka ndërruar jetë në Mynih të Gjermanisë, pasi kishte pësuar një ishemi një muaj më parë. Disa ditë më parë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vështirë në zemër, e cila e çoi në koma cerebrale, por ishte ende në jetë. Mesa duket, jeta e tij ka pushtuar së rrahuri gjatë paradites së sotme./ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB