Aktualitet

Plas sherri me grushte e armë në Velipojë, një person qëllon në ajër dhe arratiset

Sipas burimeve, një person është dhunuar është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës teksa po merr mjekim nga mjekët ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

zh.ll
Plas sherri me grushte e armë në Velipojë, një person
FOTO ILUSTRUESE

VELIPOJË- Një konflikt i ashpër mes disa personave raportohet mesditën e sotme në Velipojë. Sipas informacioneve paraprake, disa persona janë përfshirë në një sherr me grushte, ku njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri. 

Sipas burimeve, një person është dhunuar është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës teksa po merr mjekim nga mjekët ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, personi që ka qëlluar me armë zjarri është larguar në drejtim të paditur. Ndërsa nga ana tjetër, policia ka identifikuar palët e përfshira dhe po punon për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Arsyet e sherrit mbeten të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhje e plotë të ngjarjes. /ZËRI

Poll

MOS HUMB