VLORË-Një plagsje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur në Vlorë. 37-vjeçari është plagosur me armë zjarri në këmbë. I plagosuri, Skerdi Mehmetaj (Piperi) u paraqit vetë në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore. Në lidhje me rastin Policia njofton se 37-vjeçari dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri jashtë ambjenteve të një lokali. Mehmetaj hodhi armën e zjarrit, tashmë të sekuestruar, brenda një automjeti menjëherë pas ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e kembës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, lidhur me shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë, i cili mbërriti sot në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur me armë zjarri, nga verifikimet e shpejta hetimore dyshohet se 37-vjeçari është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në ambientet e jashtme të një lokali, në lagjen “10 Korriku”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe arma e zjarrit (pistoletë), e cila dyshohet se është hedhur nga shtetasi S. M, brenda një automjeti, pas ngjarjes. /ZËRI