
KURBIN- Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një incidenti me armë zjarri të regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Gjorm, në Kurbin.Sipas informacioneve paraprake, i riu ka marë plagë nga të shtënat dhe, pas marrjes së ndihmës së parë, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Deri më tani, motivet që çuan në plagosjen e 22-vjeçarit mbeten ende të paqarta./ZËRI