Aktualitet

Dita e 56-të e protestës kombëtare, qytetarët mblidhen sërish në sheshin Skënderbej

Protesta vijon prej 56 ditësh radhazi, e nisur prej datës 31 maj, menjëhërë pas icidenteve të ndodhura në Zvërnec.

M.K.
Dita e 56-të e protestës kombëtare, qytetarët mblidhen
foto nga protesta

TIRANË- Kjo e shtunë shënon ditën e 56-të të protestës kombëtare. Qytetarët janë mbledhur sërish në sheshin Skënderbej, nga ku më pas nisën marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Ashtu si në protestat e mëparshme, pjesëmarrësit pritet të mbajnë fjalime dhe më pas të mbyllin protestën me marshim nëpër lagjet e kryeqytetit. Protesta vijon prej 56 ditësh radhazi, e nisur prej datës 31 maj, menjëhërë pas icidenteve të ndodhura në Zvërnec.

Pesë kërkesat që kanë parashtruar qytetarët:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./ZËRI

Poll

MOS HUMB