Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Has, identifikohet autori

Ndërkohë është identifikuar edhe autori i ngjarjes, Fatjon Dauti.

F.I
Plagosje me armë zjarri në Has, identifikohet autori
foto ilustruese

HAS-Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Has, ku si pasojë ka mbetur i plagosur 29-vjeçari, Jakup Aga. Ndërkohë është identifikuar edhe autori i ngjarjes, Fatjon Dauti. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.09.2026, rreth orës 17:10, në vendin e quajtur “Kryqezi i Spitalit”, në qytetin e Krumës, dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasi J. A., 29 vjeç, banues në Krumë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit F. D., rreth 30 vjeç.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Poll

MOS HUMB