Aktualitet

Polici u qëllua gabimisht! Zbardhet dinamika, Policia: Pezullohet efektivi, "shënjestra" në pranga, 2 vëllezërit në kërkim

Sipas njoftimit të policisë, dy vëllezërit Aldo e Ali Lika kanë qëlluar me armë zjarri nga automjeti i tyre në drejtim të 31-vjeçari Klejdi Spaja.

zh.ll
Polici u qëllua gabimisht! Zbardhet dinamika, Policia: Pezullohet efektivi,
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Është zbardhur ngjarja e ndodhur në mesnatë në Shkozë, ku dy vëllezër tentuan të vrisnin një 31-vjeçar pranë banesës së tij.

Sipas njoftimit të policisë, dy vëllezërit Aldo dhe Ali Lika kanë qëlluar me armë zjarri nga automjeti i tyre në drejtim të 31-vjeçari Klejdi Spaja. Ky i fundit ndodhej pranë banesës së tij në shoqërinë e 30-vjeçarit Anxhelo Kumaraku, efkektiv policie, që ndodhej jashtë shërbimit, i cili mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave. 

Pas plagosjes së tij, Anxhelo Kumaraku është pezulluar nga detyra dhe ndodhet nën hetim disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, për shkelje të rëndë. Fqinji 31-vjeçar ishte shënjestra e atentatit, ndërsa kishte thyer masën e arrestit në shtëpi. Kumaraku ka pohuar se nuk kishte njoftuar se fqinji i tij kishte thyer masën e sigurisë dhe ndodheshin në një rrugicë pranë shtëpisë, pasi me të njihej që në fëmijëri.

Ndërkohë, 31-vjeçari Spaja është arrestuar nga policia, ndërsa dy vëllezërit Lika janë shpallur në kërkim. 

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur në mesnatë, në Shkozë.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas (vëllezër), të cilët dyshohet se tentuan të vrisnin me armë zjarri një 31-vjeçar, pranë banesës së tij.

Arrestohet 31-vjeçari, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Nga të shtënat u plagos aksidentalisht në këmbë një 30-vjeçar (punonjës policie, jashtë shërbimit), i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë.
Ndaj tij, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për ngjarjen e ndodhur në mesnatë, në Shkozë, identifikuan dhe shpallën në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. L., 33 vjeç dhe A. L., 22 vjeç, (vëllezër).

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri, nga automjeti i tyre, në drejtim të shtetasit K. S., i cili ndodhej pranë banesës së tij, bashkë me shtetasit A. K. dhe L. D.

Nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht në këmbë shtetasi A. K., 30 vjeç (punonjës policie, jashtë shërbimit). Ai po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua shtetasi K. S., 31 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Po punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, ndaj punonjësit të Policisë A. K., Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga ligji nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, pasi ky punonjës policie është konstatuar duke u shoqëruar me një person që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar me vendim gjykate për armëmbajtje pa leje, si dhe nuk ka njoftuar shërbimet policore dhe eprorët për rastin në fjalë.

Poll

MOS HUMB