VLORË- Tregtarët në Vlorë janë ngritur këtë të hënë në protestë, përpara Bashkisë, pas mbylljes së tregut të frutave dhe perimeve. Mësohet se tregtarët po kërkojnë zgjidhje për vendin se ku do të ushtrojnë aktivitetin, pasi tregu është mbyllur tashmë totalisht, duke u larguar prej andej edhe dyqanet.
Trugu i fruta-perimeve në Vlorë u mbyll që në orët e para të mëngjesit të 8 majit. Mbyllja e tregut erdhi në kuadër të një projekti rehabilitimi të zonës pranë Sahatit, pjesë e planit për rikualifikimin urban të qendrës së qytetit.
Sipas planit të diskutuar, tregtarët pritet të zhvendosen në zonën e Jallisë së Nartës, një vendim që ka hasur kundërshtime të forta. Tregtarët kundërshtojnë zhvendosjen drejt Jallisë së Nartës, duke e cilësuar zonën të largët. Tregtarët shprehen se vendndodhja e re është tepër larg dhe e papërshtatshme për aktivitetin e tyre, ndërsa kërkojnë shtyrje të afateve për të shitur mallin që kanë në stok./ZËRI