
TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga konlfikti i ndodhur për një vend parkimi në Tiranë, ku i plagosur me armë zjarri mbeti 29-vjeçari Gerald Hoxha. Në pamjet e siguruara shihet momenti kur 32-vjeçari Franci Canaj, pas plagosjes së 29-vjeçarit Gerald Hoxha, braktis automjetin taksi dhe hipën në një tjetër makinë për t'u arratisur.
Dyshja janë konfliktuar mbrëmjen e 9 prillit në Rrugën e Dibrës në Tiranë. Sherri ka nisur pas një debati për një vend parkimi dhe ka përfunduar me përdorimin e armëve të zjarrit. Franci Canaj pretendonte se 29-vjeçar i kishte zënë vendin e parkimit të taksisë, mjetin me të cilën punonte.
Hoxha ndodhet në spital, ndërsa Canaj është shpallur në kërkim. 32-vjeçari rezulton të jetë një person me precedentë penalë. Në vitin 2016 ai është arrestuar në Itali për drogë dhe prostitucion./ZËRI