Aktualitet

PANIK për pasagjerët! Merr flakë urbani i linjës së 'Unazës së Re' para Ministrisë së Jashtme

Në momentin kur autobusi është përfshirë nga flakët ka qenë i mbushur me pasagjerë të cilët në panik kanë dalë me shpejtësi.

F.I
PANIK për pasagjerët! Merr flakë urbani i linjës së
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Një autobus i linjës së 'Unazës së Re' është përfshirë sot nga flakët përballë Ministrisë së Jashtme. Në momentin kur autobusi është përfshirë nga flakët ka qenë i mbushur me pasagjerë të cilët në panik kanë dalë me shpejtësi. Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje, ndërsa raportohet se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:45, në bulevardin “Zhan D’ark”, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë në lëvizje, një autobus i linjës së unazës së re. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB