Aktualitet

Sherr në berberhane- Klienti plagos me thikë në zemër kursantin

I riu është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet në sallën e operacionit

F.I
Sherr në berberhane- Klienti plagos me thikë në zemër
PAMJE NGA VENDNGJARJA

VLORË-Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhane, ku një klient është konliktuar për motive të dobëta me kursantin. Sherri ka degraduar në përdorimin e thikës, ku Shkëmbor Skënderaj pas debatit ka plagosur kursantin 25-vjeçar, Margarit Shakaj dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shakaj është qëlluar me thikë në zemër. I riu është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet në sallën e operacionit nën kujdesin e mjekëve. 

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Sh. S., 24 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. Sh., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje./ZËRI

Poll

MOS HUMB