
Foto ilustruese
TIRANË- Një i mitur është paraqitur mbrëmjen e sotme në spitalin e Traumës me plagë të shkaktuara nga nje armë zjarri. Sipas policisë, 15-vjeçari është nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Mëzez, ndërsa autoritetet janë duke hetuar zbardhjen e plotë të saj.
"Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit", njofton Policia./ZËRI
Poll