Aktualitet

Përshkallëzohet protesta para Kryeministrisë, të rinjtë hedhin molotovë drejt policisë (VIDEO)

Përplasjet e fundit vijnë pas një periudhe relativisht të gjatë qetësie gjatë protestës.

M.K.
Përshkallëzohet protesta para Kryeministrisë, të rinjtë
foto nga pershkallezimi i protestes

TIRANË- Protesta para Kryeministrisë është tensionuar pas disa orësh qëndrimi në shesh ku të rinjtë kanë hedhur lëndë piroteknike në drejtim të efektivëve të policisë të pozicionuar pranë godinës së qeverisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Tubimi i kësaj të mërkure nisi që në orët e paradites me pjesëmarrjen e studentëve, pedagogëve dhe qytetarëve që kërkojnë ndryshime politike dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Përplasjet e fundit vijnë pas një periudhe relativisht të gjatë qetësie gjatë protestës. Më herët, disa prej pjesëmarrësve kishin ndezur zjarr në shesh duke përdorur karrige, në kushtet e motit të ftohtë dhe reshjeve të shiut.

Karriget ishin vendosur nga kryeministri Rama në kuadër të ftesës së tij për dialog me studentët, një ofertë që protestuesit kanë refuzuar, duke këmbëngulur në kërkesën për largimin e tij nga detyra./ZËRI

Poll

MOS HUMB