TIRANË- Protesta studentore në Tiranë vijon për të nëntën ditë radhazi, ndërsa të rinjtë janë mbledhur këtë të mërkurë përpara Kryeministrisë duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pas marshimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë zhvendosur në Bulevard ku moti i ftohtë dhe reshjet e shiut nuk i kanë ndalur të qëndrojnë në shesh. Në kushtet e temperaturave të ulëta disa prej tyre i kanë vënë flakën një karrigeje për t'u ngrohur.
View this post on Instagram
'Hajdeni të ngrohemi se është ftohtë', dëgjohen të thonë studentët, ndërsa zjarri i ndezur me karrigen është kthyer në një nga momentet e protestës së sotme.
Reshjet kanë bërë që një pjesë e të rinjve të strehohen në godinat përreth, ndërsa të tjerë kanë vijuar qëndrimin në shesh nën çadra. Gjatë minutave të fundit është vënë re një shtim i numrit të protestuesve.
Deri në momentin e raportimit nuk janë shënuar akte dhune në protestë./ZËRI