Aktualitet

Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme/ Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Shmangni çdo udhëtim jo të domosdoshëm

Kjo është hera e dytë që ministria del me njoftim zyrtar

l.k
Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme/ Ministria e
Ministria e Jashtme

TIRANË- Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në vendin tonë bëri thirrje për të gjithë shtetasit shqiptarë që të shmangin udhëtimet në Lindjen e Mesme, pas përshkallëzimit të luftës që nisi nga shkurti, kur SHBA dhe Izraeli goditën Iranin.

Njoftimi i plotë i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme:

“Në vijim të komunikimeve të mëparshme lidhur me përshkallëzimin në rajonin e Lindjes së Mesme, dhe në kushtet e pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së zhvillimeve, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur çdo udhëtim jo të domosdoshëm, në veçanti çdo udhëtim për arsye turistike në këtë rajon, deri në një njoftim të dytë.”

Kjo është hera e dytë që ministria del me njoftim, pasi me 2 mars njoftoi qytetarët që selitë diplomatike shqiptare në Lindjen e Mesme si në Izrael, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabi Saudite, Katar, Kuvajt, Turqi, Egjipt dhe Qipro ishin në dispozicion të çdo problematike që do hasnin shqiptarët në këto vende dhe të qëndronin në zona të sigurta./ZËRI

Poll

MOS HUMB