foto ilustruese
VLORË- Një 75-vjeçar është arrestuar nga Policia në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshorres dhe ka kërcënuar me thikë familjarët e tij. Shërbimet e Policisë së Vlorës morën njoftim për një person të armatosur me thikë, i cili po kërcënonte familjarët e tij.
Menjëherë pas sinjalizimit, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke bërë të mundur neutralizimin dhe ndalimin e autorit.
Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa materialet i janë referuar organeve kompetente për veprime të mëtejshme ligjore./ZËRI
Poll