
TIRANË-Moti i keq solli pezullimin e procesit mësimor në 77 shkolla të vendit, kryesisht në qarqet ku situata u paraqitet më problematike. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka dalë ditën e sotme me një njoftim zyrtar në lidhje me procesin mësimor pas pezullimit nga moti i keq. Ministria informon se mësimi ka nisur në shumë shkolla në vend me përmirësimin e kushteve të motit dhe se pezullimi i përkohshëm i procesit mësimor vijon vetëm në 17 shkolla.
Shkollat ku është pezulluar përkohësisht mësimi janë si vijon:
1. Shkolla 9- vjeçare Selishte, Dibër
2. Shkolla 9-vjeçare “Fiqiri Cani”, Lishan i Poshtëm, Dibër
3. Shkolla e Mesme e Bashkuar "Ajet Ndreu”, Sllove, Dibër
4. Shkolla 9- vjeçare "Shemsi Haka", Dibër
5. Shkolla e Mesme e Bashkuar "Miftar Krrashi”, Arras, Dibër
6. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Nikoll Kaçorri”, Lurë, Dibër
7. Shkolla “Jani Fullani”, Bulqizë
8. Shkolla e Mesme e Bashkuar Xibër- Klos
9. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndrec Ndue Gjoka”, Fan- Mirditë
10. Shkolla 9- vjeçare “Zenel Bastari”, Tiranë
11. Shkolla 9-vjeçare “Vilëz”, Tiranë
12. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ibrahim Bozhiqi”, Qafe, Elbasan
13. Shkolla 9-vjeçare Gur i zi, Elbasan
14. Shkolla 9-vjeçare “Rame Karagjozi”, Qerret, Elbasan
15. Shkolla 9-vjeçare Serice, Elbasan
16. Shkolla 9-vjeçare “Isuf Deliu”, Mollagjesh, Elbasan
17. Shkolla e Bashkuar “Ibrahim Ceka”, Funar, Elbasan.