
VLORË- Situata në Vlorë pritet që të përkeqësohet. Pasditen e sotme, ka shpërthyer një nga katër pompat e hidrovorit të qytetit. Shpërthimi ka pasuar me flakë dhe si pasojë janë fikur edhe 3 pompat e tjera që po punonin për uljen e nivelit të ujit që ka vëshuar prej pasdites së djeshme në qytet.
Deri sa të riparohet, uji do të jetë prezent dhe rrugët do të vazhdojnë të jenë të përmbytura në qytet. Aktualisht zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe ka arritur që të shuajë vartën e zjarrit, por mesa duket edhe për pak kohë, uji do të vazhdojë të jetë prezent në rrugët e Vlorës.
Një ditë më parë, situata në këtë qytet ishte alarmante për shkak të reshjeve të dendura të shiut, daljes jashtë kontrollit të kanalit të ujërave të larta dhe përmbytjeve në shumë lagje. Për shkak të prurjeve, 33 familje me 55 anëtarë u evakuuan nga shtëpitë e tyre dhe u strehuan në konfikt. Të tjerët kanë mbetur pa energji elektrike deri në largimin e ujit nga kabinat elektrike. Në Vlorë ka shkuar edhe Ushtria, e cila po punon puna në terren për pastrimin e kanaleve, të cilat janë mbushur për shkak të prurjeve të përrenjve. Por edhe Ministria e Mbrojtjes, njëjtë si Bashkia, njofton se situata po shkon drejt përmirësimit./ZËRI