PUKË- Pasditen e sotme është përkeqësuar situata me zjarrin në Fushë-Lajë në Malin e Tërbunit në Pukë. Zjarri në këtë zonë vijon prej 4 ditësh, ndërsa pasditen e sotme ka marrë përmasa të mëdha. Flakët janë favorizuar nga erërat e forta dhe temperaturat e larta, të cilat kanë shkrumbuar 50 hektarë sipërfaqe pyjore.
View this post on Instagram
Për shkak të terrenit të vështirë, që e ka bërë të pamundur ndëryjen e automjeteve zjarrfikëse afër vatrës në këtë zonë, autoritetet lokale dhe banorët kanë bërë thirrje që të nisë ndërhyrja nga ajri me helikopter, në mënyrë që situata të vendoset nën kontroll. Në njoftimin e Ministrisë deri në orën 14:00 sot, kjo vatër ishte nën monitorim nga 2 automjete zjarrfikëse, 9 efektivë MZSH-së, 7 forca pyjore, 46 forca bashkiake, 16 vullnetarë dhe 40 efektivë të Forcave të Aramtosura./ZËRI