Aktualitet

Përfundimi i mandatit të Holta Zaçajt, Gjykata e Lartë publikon listën e kandidatëve për kreun e Kushtetueses

Në një njoftim për mediat, Gjykata e Lartë shpalli listën e kandidatëve që shpallën interes për të qenë në krye të Kushtetueses, pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave.

k.m.
Përfundimi i mandatit të Holta Zaçajt, Gjykata e Lartë
Foto ilustruese

TIRANË- 13 kandidatë janë në garë për plotësimin e vakancës në postin e kreut të Gjykatës Kushtetuese, pas mbarimit të mandatit të Holta Zaçajt. Në një njoftim për mediat, Gjykata e Lartë shpalli listën e kandidatëve që shpallën interes për të qenë në krye të Kushtetueses, pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave. Ndër të ka emra të njohur, si psh Komisioneri Publik në procesin e Vettingut, Florian Ballhysa; apo edhe ish-kryetarja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureda Llagami. Por bashkë me Ballhysën ka edhe kandidatë të tjerë që kanë qenë pjesë e trupave të Vettingut, por

NJOFTIMI I PLOTË:

Kryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125, pika 1 të Kushtetutës, si dhe nenin7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në datë 11.12.2024 ka bërë shpalljen publike për hapjen e procedurës së aplikimit për zgjedhjen me mandat të plotë nga Gjykata e Lartë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, në vendin vakant të krijuar si rezultat i mbarimit të mandatit të znj. Holta Zaçaj. Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë:

1. Alban Toro-anëtar i KLGJ

2. Alma Faskaj-komisionere e KPK 

3. Asim Vokshi-gjyqtar

4. Denar Biba- kreu i Autoritetit të Konkurrencës

5. Florjan Ballhysa-komisioneri publik

6. Genta Tafa-antare e trupës së KPK

7. Irena Nino-komisioneri publik

8. Klodian Rado-jurist

9. Lulzim Hamitaj-komisioner i Vettingut

10. Naureda Llagami-ish-kryetarja e KLGJ

11. Nurihan Meta-antare e KLP

12. Rezana Balla

13. Sinan Tafaj-avokat

Bazuar në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, lista e kandidatëve, si dhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre i është dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë.

Lista me emrat e kandidatëve publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, me qëllim që institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë, të mund të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Më 10 dhjetor, Gjykata e Lartë, përmes kryetarit Sokol Sadushi, këmbënguli se mandati i Zaçajt përfundonte në pranverën (më konkretisht në mars) të vitit 2025. Duke iu referuar kohës se kur duhet ta kishte përfunduar mandatin paraardhësja e Zaçajt, Vitore Tusha, Gjykata e Lartë njoftoi shpalljen e vakancës dhe çeljen e garës për vendin e të parës së Kushtetueses.

Por pas njoftimit se mandati i mbaronte në mars të vitit që po vjen, reagoi Zaçaj, e cila arsyetoi se mandati i saj përfundon në fund të vitit 2025. Ndaj në këto kushte u shpreh se ishte e gatshme që të kërkonte një mendim edhe nga Komisioni i Venecias mbi mënyrën e llogaritjes së kohëzgjatjes së afateve të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Por vendimin më pas, e la në dorë të anëtarëve të Kushtetueses. Vendimi ishte për largimin e saj në mars, ndaj tani do të nisë faza për vlerësimin e kandidatëve që do të zënë vendin e saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB